Komuna e Prizrenit vazhdon punimet për mirëmbajtjen e rrugëve lokale

23 janar 2020 | 14:41

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve lokale, Komuna e Prizrenit është duke vazhduar punimet për përmirësimin e gjendjes aktuale të rrugëve, trotuareve dhe hapësirave të tjera publike, në të cilat janë shfaqur dëmtime të cilat shkaktojnë vështirësi në zhvillimin e lirshëm të komunikacionit dhe lëvizjen e qytetarëve.

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se intervenimet tashmë janë bërë në rrugët “Saraçët”, “Hysen Rexhepi” dhe në hapësirën pranë stadiumit të qytetit, ku dëmtimet në rrugë janë mbuluar përkohësisht me kubëza, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike do të bëhet edhe shtrimi me asfalt.

“Aktivitetet punuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në rrugë të tjera të qytetit, duke u bazuar në raportimet dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit”, ka njoftuar kjo komunë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 104-vjetorit të rënies së heroit të kombit,…