EDHE HYDAJET HYSENIT, SIKUR JIM XHEMËS RRUGA DHE FAIK REXHEPIT SHTATORJA, T’I EMËRTOHET SHESHI DHE T’I NGRIHET SHTATORJA ME MEGAFON NË PRISHTINË

27 nëntor 2026 | 14:29


Ismet Sylejmani

Hydajet Hyseni, Jim Xhema dhe Faik Rexhepi janë tri figura e personalitete të shquara, të cilat kanë të veçantat e tyre në veprimtarinë atdhetare, por edhe një emërues të madh të përbashkët, kontributin në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe nderimi publik u bë dhe po bëhet!

HYDAJET HYSENI,
Udhëheqësi më i madh ilegal shqiptar në Kosovë e Vise, duke mbajtur fjalimin historik më 1 prill 1981, para Komitetit Krahinor të LKJ-së në Prishtinë!

Fjalimi që mbajti në Prishtinë, më 1 prill 1981, Udhëheqësi më i madh ilegal shqiptar i atyre viteve dhe njëri prej personave më të kërkuar nga aparati shtetëror i ish-Jugosllavisë, Hydajet Hyseni, ishte njëra prej ngjarjeve më të mëdha e më të shënuara historike të daljeve publike, politiko-patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saj në ish-Jugosllavi!
Hydajet Hyseni ka qenë Sekretar Organizativ i Lëvizjes Politike Ilegale në Kosovë!

Ka mbajtur fjalim dhe ka drejtuar lëvizjen e masave të gjera popullore në demonstratën më masive të 1 prillit 1981 në Prishtinë!

Ish-i burgosur politik, i dënuar me 15 vjet burg!

I torturuari më së shumti nga ish – të burgosurit politk!

Figurë e madhe kombëtare dhe personalitet i shquar, me kontribute të mëdha në shumë fusha të veprimtarisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

JIM XHEMA,
Biznesmen, veprimtar atdhetar dhe lobist i shquar shqiptaro-amerikan, me prejardhje nga Medvegja!

Për dekada të tëra, ka kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, veçanërisht në lobimin pranë Kongresit, Senatit dhe administratës amerikane për lirinë, luftën çlirintare të UÇK-së dhe Pavarësinë e Kosovës!

Veprimtaria e tij atdhetare dhe diplomatike përbën një kontribut të rëndësishëm në historinë e përpjekjeve shqiptare për sigurimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën!

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e Tij të madh kombëtar në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, në vitin 2023, Kryetari Përparim Rama dhe Komuna e Prishtinës vendosi që Rruga A të mbajë emrin “Jim Xhema”!

FAIK REXHEPI,
Më 29 gusht 1990, kur delegacioni nga SHBA-ja, i kryesuar nga senatori i SHBA-së Robert Joseph Dole, erdhi për vizitë në Kosovë, njëri prej atyre që kishin dalë për ta pritur ishte edhe Faik Rexhepi!

Gjatë shpërndarjes së masës së qytetarëve, të cilët ishin grumbulluar para Hotelit Grand në Prishtinë, Faik Rexhepi nuk iku, por u ul këmbëkryq dhe qëndroi sypatrembur përballë policisë serbe!

Faik Rexhepi, nga Lugina e Preshevës, inxhinier i kimisë, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës!

Pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë!
Inxhinier në Feronikel, në Drenas!

Atdhetar dhe pjesëmarrës në demonstratën e 29 gushtit 1990 në Prishtinë!

Akti i tij i guximshëm, i qëndresës dhe i mosnënshtrimit, është përjetësuar në bronz, pikërisht në vendin ku ai qëndroi ulur përballë policisë serbe!

Faik Rexhepit i është ngritur monumenti sa ishte gjallë, skulptura iu inaugurua me 28 Nëntor 2022 nga Kryetari Përparim Rama, kurse Faik Rexhepi vdiq ne vitin 2025!
Jim Xhema është gjallë dhe jeton në SHBA, rruga iu inaugurua më 25 Nëntor 2026 në Prishtinë, nga Kryetari Përparim Rama!

Hydajet Hyseni, me megafonin në dorë, në krye të demonstratës së madhe popullore të 1 prillit 1981!
Jim Xhema, me veprimtarinë e tij të gjatë atdhetare dhe lobuese në qendrat më të fuqishme të vendimmarrjes politike amerikane!

Faik Rexhepi, i ulur këmbëkryq, sypatrembur përballë policisë serbe, më 29 gusht 1990!

Tri personalitete, tri forma të ndryshme të veprimtarisë atdhetare, por në shërbim të një qëllimi të përbashkët madhor, lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!

Jim Xhema e ka rrugën me emrin e tij në Prishtinë!

Faik Rexhepi e ka shtatoren e tij në Prishtinë!

Po Hydajet Hyseni, udhëheqësi i shquar i Lëvizjes Politike Ilegale shqiptare, përse të mos e ketë edhe Sheshin me emrin e Tij, edhe shtatoren me megafon në dorë, në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Ai fuqishëm është pjesë e kryepersonazh i historisë së popullit shqiptar të Kosovës?!

Propozoj që, ngjashëm sikur Jim Xhemës, të cilit i është emërtuar rruga A në Prishtinë, edhe Hydajet Hysenit t’i bëhet nderimi institucional, duke i vënë emrin e Tij Sheshit ku mbajti fjalimin historik më 1 prill 1981, para ish-selisë së Komitetit Krahinor të LKJ-së në Prishtinë!

Gjithashtu, propozoj që edhe Hydajet Hysenit, ngjashëm sikur Faik Rexhepit, t’i ngrihet shtatorja e derdhur në bronz, me megafon në dorë, duke mbajtur fjalimin historik, pikërisht në vendin ku e mbajti atë më 1 prill 1981!

Përsëri i kërkoj Hydajet Hysenit publikisht ta pranojë propozimin tim për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores, ngjashëm sikur e pranoi Faik Rexhepi ngritjen e shtatores së tij sa ishte gjallë dhe ngjashëm sikur e pranoi emertimin e rrugës A me emrin e Tij Jim Xhema që është i gjallë!

I kërkoj Hydajet Hysenit publikisht të mos e kundërshtojë këtë propozim, ngjashëm sikur nuk e kundërshtoi Faik Rexhepi sa ishte gjallë, por edhe sikur Jim Xhema që është gjallë!

Emërtimi i sheshit dhe ngritja e shtatores nuk janë vetëm nderime për personalitetin e Hydajet Hysenit, por janë edhe nderime për historinë e Lëvizjes Politike Ilegale shqiptare, për demonstratat e vitit 1981, për të burgosurit politikë shqiptarë dhe për tërë atë brez atdhetarësh që vepruan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës!

Kërkoj nga nga a Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, nga Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë Shqiptarë të Kosovës dhe Viseve të saj në ish-Jugosllavi, respektivisht nga Kryetari Shefik Sadiku dhe nga Shoqëria “Lëvizja”, respektivisht nga kryetari Xhevat Bislimi, jo vetëm ta përkrahin këtë propozim, por edhe të angazhohen e të koordinohen konkretisht për t’ia drejtuar kërkesën kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe institucioneve të tjera shtetërore, për realizimin e këtyre dy nderimeve!

Emërtimin me emrin “Hydajet Hyseni” të Sheshit në Prishtinë, ku më 1 prill 1981 mbajti fjalimin historik, para ish-selisë së Komitetit Krahinor të LKJ-së!

Derdhjen e shtatit të Hydajet Hysenit në bronz, me megafon në dorë, dhe vendosjen e shtatores së tij në të njëjtin vend te BLINI, pikërisht aty ku e mbajti fjalimin historik më 1 prill 1981!

Ashtu sikur Prishtina e ka përjetësuar në emrin e një rruge veprimtarinë e madhe atdhetare të Jim Xhemës dhe e ka përjetësuar në bronz qëndresën atdhetare të Faik Rexhepit, ashtu duhet ta përjetësojë edhe veprimtarinë historike, patriotike dhe revolucionare të Udhëheqësit Hydajet Hyseni, me emrin e sheshit dhe me shtatoren e tij!

Megafoni i Hydajet Hysenit, që më 1 prill 1981 jehoi në zemër të Prishtinës me kërkesat e popullit shqiptar, duhet të përjetësohet në bronz, në të njëjtin vend, si dëshmi historike për brezat e sotëm dhe për brezat që do të vijnë!

Sheshi ku jehoi zëri i Hydajet Hysenit më 1 prill 1981, le të mbajë emrin e tij, ndërsa shtatorja me megafon në dorë le të përjetësojë aktin e tij të madh historik, patriotik dhe revolucionar!

Prishtinë, 27 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndërsa e kyça faqen e fundit të “Librit të lirisë”…