Mitrovica nderon Isa Boletinin në 104-vjetorin e rënies se tij 

23 janar 2020 | 14:40

Me rastin e 104-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Isa Boletini, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, drejtorët komunalë, dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe përkujtimi te kulla e Isa Boletinit dhe shtatorja e tij në sheshin e qytetit.

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë vizituar kullën e Isa Boletinit, ku të gjithë bashkërisht vendosën buqetë me lule, për të vazhduar më pastaj nderimin tek shtatorja e vendosur në qendër të qytetit.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka theksuar se Isa Boletini është një atdhetar që ka bashkuar trojet shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe për lirinë e trojeve shqiptare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj, i shoqëruar nga…