Krasniqi: Vjosa Osmani ka të drejtë të formojë parti politike

03 dhjetor 2020 | 14:24

Njohësi i çështjeve ligjore, Albert Krasnqi ka vlerësuar se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka të drejtë të formojë parti të re politike, raporton “Epoka e re”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se interpretimi se Ushtruesja e detyrës së Presidentit nuk ka të drejtë të formojë parti politike është i gabuar.

“Në vitin 2010, Jakup Krasniqi si U.D. i Presidentit i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se ‘a i ndalohet mbajtja dhe ushtrimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së’.Gjykata kishte vendosur që nuk ka ndalim për ushtruesin e detyrës së Presidentit për ushtrimin e funksioneve në parti politike, dhe se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidenti dhe njëkohësisht ushtrimi edhe i postit të Sekretarit të PDK-së nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën (Aktgjykimi Nr. KO 97/10)”, ka shktuar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra spanjolle, Sevilla ka hyrë në garë për të siguruar…