Kremlini: Johnsoni është lideri më aktiv kundër Rusisë

24 mars 2022 | 14:30

Kremlini ka thënë se kryeministri britanik, Boris Johnson është lideri më aktiv kundër Rusisë, mirëpo kjo qasje e Londrës do të çojë në rrugë pa krye.

“Sa i përket Johnsonit, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën e të qenit kundër Rusisë”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Më herët gjatë ditës, Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar 65 grupe dhe individë rusë, duke përfshirë një kompani private të sektorit ushtarak dhe një bankë të madhe ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Çollaku, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar të…