Krenohet FFK-ja: 12 fusha për 12 klube

05 prill 2022 | 12:17

Federata e Futbollit të Kosovës është krenuar se në katër vitet e fundit janë rregulluar 12 fusha.

FFK-ja njofton se gjatë katër viteve të fundit rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe infrastrukturës. Krijimi i kushteve për klubet për të zhvilluar aktivitetin e tyre për të gjitha gjeneratat, ka qenë i shtrirë në të tërë vendin.

“FFK ka realizuar projektin ‘12 fusha për 12 klube’, duke u siguruar atyre, fusha me bari sintetik të një kualiteti të lartë, me dimensione standarde (105/68 m).Qytetet të cilat kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina dy fusha, Gjilani dy fusha, ndërsa nga një fushë është investuar në Sadovinë / Viti, Ferizaj, Prizren, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Lipjan dhe Podujevë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se ky është njëri nga projektet të cilat do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim të zhvillimit sa më të mirë të futbollit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phenjani do të shënjestrojë Korenë Jugore me “forcën e saj…