Kreshnik Ibrahimi, aktorëve që banalizojnë me humor: Marrja dhe turpi ju mbuloftë!

11 nëntor 2022 | 12:31

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi ka adresuar kritika ndaj aktorëve të cilët po përdorin banalitet në humorin e tyre. Ai ka parashtruar disa pyetje për aktorët e tillë.

“Ju gjithë kohës promovoni imoralitet, banalitet, dukuri negative, drogë, alkool e gjithçka tjetër që nuk janë as në kulturën e as në traditën e asnjë shqiptari”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.!

Postimi i plotë i tij:

Turp!!!

Jam menduar disa herë të shkruaj për banalitetin momental në humorin e Kosovës… por kam heshtur, duke thënë me veti që “Kreshnik nëse flet disa njerëz mund të mendojnë që je duke ua pasur inati ose je xheloz ndaj kolegëve të tuaj,  Aktor ose Aktore” e në fakt s’jam xheloz hiq, as tybe bile hiq lakmi nuk ua marr pikën!!!

Vetëm një shqetësim kam për kulturën që po mbillni tek fëmijët tanë, të secilit prej neve, për kombin tonë!

Unë si aktor i magjistruar në profesionin e aktrimit kam disa pyetje për ju…

A keni pak ndërgjegje për këtë punë?

Si ndjeheni para fëmijëve tuaj?

Përpara nenës?

Përpara shoqërisë?

Përpara brezit që po rritet?

A keni moral artistik dhe njerëzor?

Ju gjithë kohës promovoni imoralitet, banalitet, dukuri negative, drogë, alkoool e gjithçka tjetër që nuk janë as në kulturën e as në traditën e asnjë shqiptari.!

Për mendimin tim ju s’keni faj se ashtu siç është banaliteti në artin tuaj, ashtu në fakt jeni ju, ca fundërrina të kafeve afër teatrit, të rritur me konceptin që të qenurit aktor duhet të jetë ndryshe…po ndryshe po, por ndryshe për mirë e jo për keq siç jeni ju!!!!

Të qenurit aktor duhet të jesh shembull, duhet të jesh pasqyrim i virtyteve njerëzore, sepse ju jeni ata që rritni breza përmes ekrani!

Fajet i kanë edhe mediat, madje fajin kryesor e kanë ata që u shikojnë edhe u bëjnë faktor të kësaj shoqërie që dita ditës po shkatërrohet!

Unë s’di çka me u thanë tjetër veç marrja e turpi u mbuloftë!!!

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me…