Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës dhe shoferi i tij

11 nëntor 2022 | 12:31

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë ditën e sotme.

Kryebashkiaku është plagosur nga një person i cili më parë ka qenë punonjës i IT në Bashkinë e Divjakës.

Autori i ngjarjes është Ergest Xhelili i cili është ndaluar nga forcat e policisë.Ngjarja ka ndodhur pas një debatI me Ergest Xhelilin. Debati ka degraduar dhe më pas ky i fundit e ka goditur me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin.

Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja. I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se edhe shoferi i tij është plagosur nga po i njëjti person

Më 13 korrik 2022 Fredi Kokoneshi u dhunua nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj në qendër të qytetit. Kallëzimi u bë nga vetë kryebashkiaku, i cili deklaroi në polici se ishte sharrë, ofenduar dhe goditur me shuplakë për shkak të detyrës që ushtron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se është arrestuar…