Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

11 nëntor 2022 | 12:28

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet për një vjedhje të rënd. Më 25 korrik është raportuar për një vjedhje të biçikletës në vlerë prej 400 euro dhe pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është identifikuar i dyshuari me ç’rast edhe është arrestuar.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, ndёrsa biçikleta pas procedurave ligjore do ti kthehet viktimёs sё rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Pejë, 11 nёntor 2022

Me datën 25.07.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se nga person/a tё dyshuar nё hyrjen e banësёs sё tij i kanё vjedhur “biçikletёn” nё vlerё rreth katёrqind (400) euro.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga viktima e rastit janё sjellur disa video incizime tё cilat do tё na ndihmonin nё identifikimin e personit tё dyshuar.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datën 10.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

  • F.B. i lindur me 1965

Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, ndёrsa biçikleta pas procedurave ligjore do ti kthehet viktimёs sё rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore…