Gjenden mbetje mortore në Prizren

11 nëntor 12:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në Prizren.

Sipas policisë një qytetar ka njoftuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në mbetje mortore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore”, njoftoj policia.

Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
F.C. Prishtina Sh.P.K, me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…