Kreu i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së, mik i madh i shqiptarëve

22 maj 2020 | 09:25

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, është mik i afërt i shqiptarit Ismet Smajli i cili jeton dhe vepron në Dallas të Amerikës.

Smajli në Edicionin Special të Klan Kosovës ka treguar se Ratcliffin e njeh që një kohë shumë të gjatë. Madje ai është një nga personat e parë që i ka uruar detyrën e re drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së.

“Miqësia jonë me ish-kongresmenin ka filluar që nga viti 1995 kur ne kemi ardhur me bizneset tona në Dallas. Kur e njoha në atë kohë ishte një avokat, më vonë u bë kongresmen. Ne njihemi që 26 vjet. Miqësia jonë është edhe në mes të dy familjeve tona. Vazhdimisht ai vjen në lokalet tona, në restorante, sidomos të shtunave dhe kështu vazhdon shoqëria jonë. Me Johnin kam shkuar vazhdimisht në takime të shumta lokale, shtetërore dhe federale. Po ashtu, me të kam marrë pjesë edhe në fondacione të ndryshme. Kjo miqësi ka qenë e sinqertë. John është shumë i qetë, i respekton të gjithë. Jam me fat që e kam mik. Ai, si duket, vizitën në lokalin tim e ka bërë me qëllim. Unë sa isha duke e shikuar televizionin veç kur hyri Johni. Unë i urova detyrën e re dhe i thashë se, edhe pse është koronavirusi, nuk mund të rri pa të përqafuar. Jam i lumtur shumë që ai është zgjedhur për këtë punë. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Ai në përgjithësi i njeh shqiptarët, e njeh situatën tonë. Ai e njeh situatën e Kosovës shumë bukur falë viteve që kemi biseduar. Ne mund të them se jemi me një fat të madh që një njeri i tillë është aty”, ka thënë Smajli.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, bashkë me gruan…