Kreu i OBSH-së: Vaksinime në të gjithë botën brenda 100 ditësh

15 janar 23:42

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu sot dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme.

“Unë dua të shoh që vaksinimi të fillojë në të gjitha vendet, brenda 100 ditëve të ardhshme, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë dhe personat me rrezik të konsiderueshëm të mbrohen në përparësi”, tha ai në një konferencë, raporton ATSh.

Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të agjencisë vjen ndërkohë që fushatat kanë nisur tashmë pothuajse ekskluzivisht në vendet e pasura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Muhamet Hamiti, qysh s'po të vjen marre…