Krijohen lehtësira për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-ve dhe anasjelltas

29 nëntor 2023 | 21:53

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme priti në Tiranë përfaqësues të Lartë të Departamentit të Shtetit, me të cilët është dakord për bashkëpunime të rëndësishme, me interes për shqiptarët.

Mësohet se Shqipëria është bërë pjesë e grupit të “Klubit 6 mujor”, çka domethënë, se tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA-së edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit para udhëtimit.

Njëkohësisht, edhe anasjelltas, shtetasit shqiptarë mund të kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e paralajmëruar e zjarrfikësve të Kosovës do të mbahet…