Krijohet edhe fustani 3D

19 tetor 2020 | 12:27

Dizajnerja Anouk Wipprecht ka krijuar një fustan që e ndryshon formën bazuar në aktivitetin e trurit të personit që e mban veshur. Fustani 3D ka marrë emrin Pangolini, i cili lidhet me trurin e njeriut duke përdorur 1.204 sensorë.

Ky fustan ka marrë këtë emër për shkak se sensorët e tij ngjajnë me pangolinët. Kjo veshje do të lëvizë dhe do të ndriçojë bazuar në valët që merr prej trurit.

Në momentin që aktiviteti i trurit të njeriut është më intensiv, dritat lëvizin, ndërsa krahët në shpatullat e veshjes përplasen.

Kur personi në fjalë qetësohet, dritat ndriçojnë në ngjyrë vjollcë. Ky fustan pritet të paraqitet në festvalin “Ars Electronica” në Austri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur shqiptare Tayna, ka publikuar disa foto topless.…