Krijohet një platformë online për promovimin e produkteve shqiptare në Europë

07 mars 2022 | 18:36

Më qëllim të promovimit të produkteve kosovare në vazhdimësi janë zhvilluar fushata të ndryshme.

Së fundi, në Gjermani është krijuar një platformë online për promovimin e produkteve shqiptare në Europë.

lg.php.gifAktori, Kreshik Ibrahimi i cili jeton dhe vepron në Gjermani përmes një video mesazhi drejtuar të gjithë shqiptarëve, ka bërë me dije që së bashku me disa afarist në diasporë, ka disa muaj që kanë punuar në hartimin dhe lansimin e një platforme të shitjeve të produkteve shqiptare në Europë.

“Iu drejtohem të gjithë prodhuesve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende tjera që të bëhen pjesë e kësaj platforme . Krijimi i kësaj platforme ka për qëllim që produktet shqiptarë të zënë vendin në tregjet europiane. Iu drejtohem të gjithë prodhuesve shqiptarë të mobileve, të gjithë prodhuesve shqiptar të dekoaracioneve për shtëpi, artist, skulptor, artizanate të ndryshme të gjithë ju që krijoni produktet tuaja me dashuri dhe përkushtim, ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj platforme të shitjeve online”, ka thënë ndër të tjera ai në këtë video mesazh.

Kjo ide është mirëpritur pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Video

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 21-të në elitën e basketbollit ka dhuruar disa…