Krim në një universitet në ShBA, 3 të vdekur, disa të plagosur

14 shkurt 2023 | 08:05

Të shtëna me armë zjarri në kampusin e një universiteti në Michigan. Një person hapi zjarr duke vrarë të paktën tre persona dhe lënë të plagosur pesë të tjerë. Mediat amerikane raportojnë se ngjarja e rëndë është shënuar në kampusin e Universitetit Shtetëror të Michiganit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:18 me kohën lokale. Sulmuesi i dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet i vdekur herët të martën jashtë kampusit. Policia është ende duke punuar për identitetin e të dyshuarit dhe motivin e mundshëm që e çoi të kryente këtë ngjarje të rëndë.

Të hënën vonë, drejtuesit e universitetit anuluan të gjitha aktivitetet e kampusit për dy ditë. Studentëve dhe anëtarëve të stafit iu kërkua të qëndronin larg kampusit të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ofensivë e re e madhe ruse ka filluar në…