Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota

29 janar 2026 | 10:11

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk ka përfunduar.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se operacioni po vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në regjionin e Prizrenit.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, në kuadër të këtij aksioni priten arrestime dhe ndalime të reja, të cilat lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e votave gjatë procesit zgjedhor.

Burimet sqarojnë se vala e re e veprimeve policore ka në shënjestër persona që nuk ishin intervistuar më parë, ndërsa aksioni është rezultat i punës intensive hetimore, analizimit të materialeve të sekuestruara dhe verifikimit të provave të reja që kanë dalë gjatë hetimit.

Po ashtu, mësohet se gjatë realizimit të urdhëresave pritet edhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë dhe mjete të tjera të komunikimit, të cilat dyshohet se janë përdorur për koordinim dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa burimet theksojnë se ky aksion nuk do të ndalet me kaq, pasi lista e personave nën dyshim është më e gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e partisë, Alternativa dhe deputetja e zgjedhur nga lista…