Krimi dhe plaçkitja e pasurive në gjeografinë shqiptare nuk ka të ndalur

08 qershor 2022 | 20:42

Inxh i dip. Xhafer Murseli

Në konferencën gjithëshqiptare mbi energjinë dhe mineralet që u mbajt në Prishtinë, u demaskua ashpër plaçka dhe krimi mbi pasuritë tona. Ishte edhe kjo arsyeja pse qevereritarë e opozitarë nuk paten guximin të vinin në konferencë.

Qeveritë vijnë e shkojnë, krimi dhe plaçkitja e pasurive tona strategjike vazhdon me të vjetrën. Deputetët tonë jargitën natë e ditë duke u sharë në mes veti, kurse pasuritë tona plaçkitën nga bandat moderne gjoja biznesmen pa ua prishur askush tymin e duhanit.

Derisa në tërë Evropën është ngritur alarm për burime energjetike, dhe rreptësisht është ndaluar eksportimi i tyre, Kosova kriminalizon, shet qymyrin e saj Maqedonisë-Serbisë për vetëm 8 euro / tonin ndersa Maqedonia-Serbia me qymyrin tonë të blerë pothuajse falas i shesin Kosovës një MWh deri në 250 euro. Tani udhëheqeja kriminale e KEK-ut paralajmeron një shitje të madhe qymyri maqedonasve për 12 euro / ton.
Për njoftim me 2,2 ton qymyr në Kosovë mund të realizohet një MWh energji elektrike. Pra 20 euro merr e jep 250 euro.

Përderisa shteti më i fuqishëm i Evropës Gjermanisë paralajmëroi rikthimin e termocentraleve të qymyrit për shkak të sigurisë kombëtare, qeveritë e kaluara e zbuluan gazin, kurse qeveria momentale zbuloi erën dhe diellin, kurse qymyrin që garanton energji për vetem 3 cent / KWh ja lë dhurat kompanive kriminale të ia dhurojnë Maqedonisë-Serbisë.

Mos të harrojmë KEK-u i shet turkut që ka marrë rrjetin elektrik 1 MWh për vetëm 29 euro, kurse kompanitë kriminale blejnë për Kosovën nga Maqedonia-Serbia 200 – 250 euro për MWh e në dimër deri në 350 euro.
E njëjta valle ekziston edhe në shtetin amë Shqipëri, derisa kompanitë e huaja që nxjerrin naftën marrin 97% të fitimit nga shitja e naftës, shteti merr vetëm 3% të ashtuquajtur njëfarë takse minerare.

Këto ditë edhe krimi me Feronikelin e Kosovës vazhdoi. Një kriminel gjoja biznesmen ia dhuroi një kompanie turke Feronikelin tonë. Qeveritarët e kaluar bënë këtë krim me Feronikelin e Kosovës, kurse qeveritarët momental po ndjekin me besnikëri rrugën e servilizmit si paraardhësit e tyre, as një fjalë dhe as një veprim ndaj kësaj tragjedie dhe plaçke me Feronikelin.
A mbahen shtetet me rrena, me biznesmenë e politikanë ordinerë?

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen…