Kriminaliteti ekonomik, qasja nga aspekti kriminalistik

28 dhjetor 2021 | 16:38

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Se sa të rënduar e kemi gjendjen ekonomike si shtet, kjo nuk do shumë analizë as koment, se sa e kemi të zhvilluar ekonomik si leva kryesore shtetërore dihet, pra jemi keq dhe kemi probleme e mos zhvillim të theksuar.

Problemeve tona si shtet, ju shtohen ata që merren me kriminalitet ekonomik, dhe e rëndojnë gjendje më shumë.

Krimi ekonomik (financiar) ndodh në çdo cep të botës, si shembull konkret po e përmend, vetëm kulmin e krimit ekonomik (mashtrimit financiar) të ndodhur në New York City, rasti i një multimiliarderi që cilësohet si rasti më i rëndë deri me sot në nivel global.

“Rasti Bernard Madoff”

Krejt në pika të shkurta: Ky miliarder pasurin e madhe e ka realizuar me një politike, investitorët i ka joshur me moton më jep ti mua dhe unë të kthej dyfishin, këtë metodë e ka aplikuar qysh prej fillimit të karrierës së tij (mashtruese), dhe ka arritur që 38 000 persona t’i shkatërroj totalisht ose pjesërisht, pra ua ka shkatërruar jetën atyre dhe familjeve dhe në fund e ka shkatërruar edhe veten e tij.

Ai mashtroi investitor të ndryshëm, dhe arriti të krijoj një pasuri rreth 65 miliard dollar, që njihet si mashtrimi me të madh financiar në historinë e ShBA-ve.

I dënuar me 150 vite burgim, për skemat e tij piramidale e ashtuquajtur “Ponzi” ku gjithçka filloi të shembet në vitin 2008, me krizën e madhe financiare që goditi botën.

Viktimat e tij ishin individ dhe personalitete shumë të njohura dhe fondacione të mirënjohura globalisht.

Ka filluar me investime merr dhe kthe, deri sa më kjo shtëpi prej letrës është rrënuar, që do të thotë nuk ka pas më se si ti kthej, dhe është rrënuar.

Madoff ishte një njeri me aftësi të larta të komunikimit, një njeri psikopat

(i cilësuar si i tillë prej profesionistëve), bindës i pashoq, aftësi të jashtëzakonshme për të fituar zemrën e mendjen e folësit përballë, dinakëri e mashtruesit tipik, ai ka arritur t’i bind dhe mashtroi shtresat më të larta të te pasurve të New York-ut dhe i ka bindur aq lehtë, sa që të gjithë kanë investuar pa pyetur në detaje rreth investimit dhe këmbimit eventual, sepse emri dhe fama e tij ka qenë në piedestal, askush nuk e ka pyetur pse dhe për çka, vetëm shifrën e investimit dhe kanë besuar verbërisht, kjo është shkathtësi e mashtruesit.

Kur nuk ke më para që ti kthesh investitorëve, atëherë të përmbyset bota, sepse fillon të dal në shesh mashtrimi dhe gënjeshtrat e kamufluar  ndër-vite.

Aty fillojnë të shfaqen problemet:

Ky ka shkatërruar jetë njerëzisht dhe shkatërruar familje dhe duke mos ndjerë aspak pendës, sepse misioni i tij nuk ka njohur ndjenja njerëzore, ka përmbysur çdo barrierë të siguroj interesin e tij duke shkelur mbi kufoma e viktima!

Madoff, madje e ka dërguar aq skajshmërish keq bërja, sa që ka shkatërruar edhe familjarin e tij, djali i tij ka bërë vetëvrasje duke mos mundur fa përballoj presionin, ndërsa djali tjetër ka vdekur nga kanceri, dhe kur e pyesin se si ndjehej, ai prapë fliste me qetësi për investimet.

Madoff është shembull i një psikopati mashtrues, i cili me gjakftohtësi bëri krime ekonomike aq të mëdha, sa tronditi gjithë SHBA-të.

Ai vdiq në prill të vitit 2021 në burg, shembuj të Madoff në versionin e nivelit më të ultë kemi edhe në vendin tonë, ai është kampioni i mashtrueseve dhe mostër e shumë pasardhëseve të tij, (edhe Stiven Spillberg ka qenë viktima e tij), por këta te ne mashtrojnë individin dhe shtetin, na dëmtojnë ne si individ dhe shtetin dhe normalisht kundër tyre duhet të merren masa, të ndalohen dhe arrestohen, sepse vendstrehimi i tyre është burgu dhe vetëm burgu.

Sa më shumë intensifikohen aksione dhe lufta e pa kompromise e shtetit kundër tipit të Madoffëve të vegjël, aq më shpejt e shohim progresin ekonomik të shtetit tonë.

Kur dikush vije te ne për të investuar, d.m.th investitor të jashtëm, krejt çka kërkon investuesi është infrastruktura e mirëfilltë ligjore dhe baza e saj funksionale.

Investuesi kërkon lehtësira dhe sa më pak burokraci, krijim të kushteve të volitshme që investimi i tij të realizohet suksesshëm.

Krimi ekonomik dëmton rëndë shtetin dhe ekonomin e saj, dhe shtetin e dëmton ai që nuk ka ndjenja për shtet, për të tillët vlen moto të pasurohem unë si individ, dhe të tjerët nuk ekzistojnë.

Në shkrimin tim “Krimi organizuar dhe tiparet e tij” të shkruar në këtë Gazetë/Portal të respektuar para 6 muajsh kam cekur, që kjo temë do te jetë TOP TEMË edhe pak muaj, dhe tash shikoni mediat e shkruara dhe elektronike janë përplot me lajme, për krime të ndryshme dhe lista të zeza të publikuara dhe shumë të tjera që pritet të publikohen së shpejti (fillim viti 2022).

Dikush që na do të mirën e shtetit tonë na ka monitoruar vazhdimisht 24/7 i ka evidentuar shkelësit me kohë, raportet janë shkruar dhe dërguar në qendrat e caktuara, dhe tash priten rezultatet e raporteve të dërguara dhe pasojat.

Ne jemi në monitorim konstant si shtet dhe unë nuk e di se a monitorohet ndonjë shtet me shumë se shteti ynë (jemi të paret në monitorim), ata që na ndihmojnë vazhdimisht edhe dëshirojnë prosperitetin e shtetësisë sonë na monitorojnë,  sepse jemi thjesht projekt i suksesshëm ndërkombëtar dhe nuk na e dëshirojnë dështimin si shumë shtete tjera përreth me qëllime pushtuese!

Por, para se gjithash shtetin duhet ta ndërtojmë ne, qytetaret autokton, dhe duhet punë e sakrifice e madhe që të investohet në mekanizmat e sigurisë e posaçërisht në projeksionet për luftimin e krimit ekonomik, shteti kërkon përkushtim dhe punë, gjenerata mbas gjenerate deri në vdekje në shërbim të rendin e shtetësisë.

Shteti nuk vjedhjet!

Shteti forcohet me ekonomi, pa ekonomi nuk jemi asgjë dhe askush, shteti përmes privatizimit e kontratave të ndryshme shoqërore, ofron mundësimi investimi mbi asetet lokale e kombëtare, por tatimet paguhen dhe nuk vjedhjet shteti e nuk shkatërrohet prona e objekti pronësor shtetëror që nesër ta privatizosh me tendenca përvetësimi, sepse atdheu është i shenjt e meriton përkujdesje e atdhedashuri në vazhdimësi.

Rasti i suksesit të Gjermanisë, si storje suksesi duhet të na shërbej si model se çfarë do të thotë dashnia e respekti ndaj shtetit, dhe fillimi nga zero e ngritja deri tek ekonomia ndër më të mëdha në botë, pas ShBA-ve.

Çka është kriminaliteti ekonomik:

Është një formë e krimit që bën pjesë në veprën penale, dhe e cila dëmton rëndë ekonomin apo pasurinë qoftë të një individi apo edhe të gjithë shoqërisë.

Me kriminalitet ekonomik nënkuptojmë të gjitha ato veprime dhe sjellje kundërligjore, të personave fizik dhe juridik të cilët janë të kyçur në afarizmin dhe veprimtarin ekonomike.

Kriminaliteti ekonomik mbetet si një prej dukurive shumë komplekse dhe heterogjene.

Në shumicën e rasteve, midis veprave të ndryshme penale dhe kryerësi të tyre ka pak të përbashkëta.

Kështu kriminaliteti ekonomik, deliktet e gjakut, deliktet seksuale dhe veprat penale politike nuk kanë fare ose kanë shumë pak pika të përbashkëta.

Kjo dallueshmëri manifestohet madje edhe te veprat penale të të njëjtit lloj.

Për të vënë një rend të caktuar në mozaikun e sjelljeve inkriminuese, bëhen ndarje të ndryshme, në lloje dhe grupe.

Kriminaliteti ekonomik nuk është vetëm kategori juridike, por mbi të gjitha, është fenomen shoqëror që ka tipare të shumta, midis të cilave edhe karakteret juridike, të cilat duhet të merren në konsiderim dhe të respektohen gjatë përcaktimit të tij.

Një shembull i thjesht-

Larja (pastrimi) i/e parave:

Është procesi i fshehjes së burimeve ilegale të të hyrave, të realizuara nëpërmjet veprave penale, me qëllim të futjes së këtyre të ardhurave në rrjedhat e afarizmit legal financiar.

Me termin “larje e parave” nënkuptohet posedimi, fitimi, këmbimi, bartja ose shfrytëzimi i pasurisë, e cila është krijuar me veprime kriminale ose me pjesëmarrje personale në lloje të tilla veprimesh, me qëllim të fshehjes se pasurisë me prejardhje të kundërligjshme ose me ofrimin e ndihmës ndonjë personi që është inkriminuar në veprimtari të tilla, Kriminaliteti i organizuar është kërcënimi më i madh për institucion dhe rendi shtetëror në shoqëritë bashkëkohore!

Forca e tij buron nga aftësitë që në mënyrë shumë fleksibile t’u përshtatet ndryshimeve të kushteve në të cilat vepron dhe të gjitha masave represive që i ndërmerr kundër tij shoqëria e organizuar.

Në të vërtetë, kriminaliteti i organizuar paraqet një veprimtari kriminale të organizuar mirë, me hierarki, disiplinë, përgjegjësi, lojalitet dhe ndarje të detyrave në mënyrë të çart.

Synim i këtyre grupeve kriminale është realizimi i fitimit sa më të madh dhe legalizimi i pasurisë së krijuar nga bota e krimit.

Kriminaliteti i organizuar ekonomik është forma e parë e kriminalitetit që ka

shfrytëzuar apo, më saktë, ka keqpërdorur vlerat e civilizimit modern siç janë: tregu global financiar, avancimi i shkencës së teknologjisë (sidomos në fushën e telekomunikacionit) dhe konfiguracionin e ri gjeopolitik i botës.

Po i përmendi sa për ilustrim vetëm disa lloje te krimit ekonomik, janë aq shumë dhe është e pamundur të elaborohen e ceken në një shkrim të vetëm, kërkon kohë e punim të gjërë shkencore që të shtjellohen të gjitha, sepse shkrimi pastaj do krijonte kushtet e një libri voluminoz.

Llojet: Kriminaliteti organizuar ekonomik (Forma më kryesore e krimit te organizuar) Korrupsioni, Kontrabanda, Mos-pagesa e tatimit, Mashtrimet doganore, Falsifikimi i monedha, Shpëlarja e parave, Transaksionet e dyshimta, Reketi, Ryshfeti, etj etj.

Dhe krejt në fund po i citoi fjalët e shkrimit tim të pare në Gazetën/Portalin e respektuar Epoka e re (Nevojat tona imediate në aspektin e sigurisë):

A do ta ketë shteti im, Kosova një Eliot Ness ku të gjithë do të krenohemi me të, do t’i gëzohemi punës së tij dhe sukseseve të tij? Gjithsesi prej sukseseve të tij do të përfitojmë të gjithë si identitet kolektiv.

A mundet edhe shteti ynë, Kosova, ta ketë një Eliot të vetin, gjithsesi se po, e kemi një shërbim policor shembullore dhe madje konkurrent e shembull në rajon.

A do ta ketë më në fund shteti ynë, Kosova, një Giovanni Falcone, ku do të vepronte në praktik dhe në vepër si sypatrembur, sepse do të punonte për popullin për një jetë më të sigurt që do t’i shtyjë proceset përpara pa e pyetur askënd anash (nga politika), sepse është i pavarur dhe autonom në punën e tij?

Krejt për fund: fjala e Martin Luther King: “I have a dream, që këto të bëhen realitet!”

Pa këto politika të mirëfillta dhe zbatim të tyre, nuk ka as BE as liberalizim.

Kur këto qëndrojnë mirë dhe në një baraspeshë, do të kishte trokitur vetë BE-ja në derën e shtetit tonë Republikës së Kosovës (sepse na monitorojnë konstant 24/7), me fjalët: ju lutem urdhëroni vizat, i kemi sjellë për ju, sepse jemi duke ju monitoruar me raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe meritoni lëvizjen e lirë.

Përgjigjja jonë do të ishte: Faleminderit!

Mitrovicë 28.12.2021

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen…