“Kriptovalutat janë piramida”

05 janar 2018 | 12:58

Njohësi i ekonomisë Sejdi Rexhepi, ka thënë se paraja digjitale apo kriptovalutat që sot në botë po përdoren shumë, janë risi në procesin e pagesave.

“Historikisht njerëzit kanë shkëmbyer mall me mall, por vet shfaqja e parasë ka sjellë risi. Vet lindja e parasë është një krijim dhe një risi. Në fillim është filluar më drithëra e lëkurë, për të arritur tek malli me malli, apo ari”, deklaroi Rexhepi në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij për sugjerimet që i bënë BQK-ja për mospërdorim të valutave virtuale, kanë të bëjnë me rregullativat.

“Problemi qëndron tek vlera nominale e valutave. Këto valuta kanë arritur të krijojnë nga centët të rriten me mijëra dollarë”, tha ai.

Rexhepi vlerësoi se masa e gjerë merr vendime euforike. “Kriptovalutat janë si piramida, pasojat e tyre merren nga individi”, deklaroi Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Administratës Publike,…