Tahiri premton kushte më të mira për të burgosurit

05 janar 2018 | 12:57

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kanë përuruar sot Qendra e Paraburgimit në Prishtinë.

Ata kanë thënë se ky objekt është ndërtuar me standarde të larta dhe do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit.

Ministri Tahiri është zotuar se do ta rris nivelin në burgje në mënyrë që të mos lejohet të ndodhin gjëra të këqija.

Ai ka thënë se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit si kjo e sotme.

Ministri Tahiri ka premtuar se viti 2018 do të jetë vit i fuqizimit të zbatimit të ligjit.
Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se ky objekt është ndërtuar me standarde të larta nga buxheti i Kosovës.

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ka kushtuar 6.7 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar ish-kampionin…