Presidenti Meta: Uroj që Seferi të rikthehet fuqishëm në ring

05 janar 2018 | 12:51

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar ish-kampionin e Evropës në boks, Nuri Seferi.

Teksa ky vit është shpallur si viti i “Skënderbeut”, Meta ka uruar që Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin Kombëtar sa më lart.

“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Evropës në boks, Nuri Seferi. Uroj që në këtë vit të shpallur të ‘Skënderbeut’, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart”, ka shkruar Meta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali nuk ka mundësi financiare të transferoj sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang…