Juventusi do t’i vlerësojë ofertat për Zhegrovën

24 nëntor 2026 | 14:22

Përkundër paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit dhe lavdërimeve nga trajneri Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e pasigurt dhe e paqartë.

Te Juventusi kanë marrë vendim që në janar t’i shqyrtojnë të gjitha ofertat për Zhegrovën, pasi një lojtar krahu pritet të largohet nga klubi. Zhegrova, për herë të parë në dy vjet te Juventusi, fundjavën e kaluar ka luajtur një ndeshje të plotë në Serie A, ku ka asistuar në fitoren 4:0 ndaj Frosinones.

“Ai po luan më mirë, është përgatitur mirë gjatë verës dhe ka fituar terren në hierarkinë dhe dukshmërinë e Spallettit. Vendimet do të merren në janar dhe nuk ka vendim të prerë, ndonëse ofertat e mundshme do të vlerësohen”, ka shkruar “Corriere dello Sport” për Zhegrovën.

Kartoni i Zhegrovës vlerësohet rreth 15 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030. Për këtë ekip, këtë sezon, ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga Michael Geruso dhe Dean Spears, The New York Times Miryang është…