Kriptovalutat për një javë humbin 20 për qind të vlerës

01 prill 2018 | 14:38

Vlera kriptovalutave në treg ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Që kur ka arritur pikën më të lartë vitin e kaluar, shumica e tyre kanë humbur mes 60 deri në 70 për qind të vlerës, ndërsa vlera e shumë prej këtyre monedhave ndryshon në bazë të trendit të Bitcoinit.

Për tregun e kriptovalutave problemet kanë vijuar edhe këtë javë, pavarësisht se shpresat që një ditë stuhia të mbarojë nuk janë shuar për entuziastët, kurse të tjerët janë duke i shfrytëzuar çmimet e ulëta për të përfituar, sepse besojnë që ky treg ka për t’u rikthyer.

Volumi i tregut ka ngelur i pandryshuar në 5.9 miliardë dollarë në 24 orë.

Një rënie prej 5 900 dollarëve do të ishte lajm i keq për tregun. Megjithatë nëse dëmet arrijnë të fitojnë terren, rezistenca në vlerat 7 500 deri në 8 000 dollarë nuk është diçka e paarritshme.

Projeksionet tregojnë se aktualisht menaxhimi i vlerës prej 6 400 dollarë është më i prekshëm.

Aktualisht shumica e kriptovalutave janë në rritje, por në shtatë ditët e fundit kanë qenë në tatëpjetë.

Ethereum ka rënë me 27.09 për qind në 379.69 dollarë. Ripple ka humbur 22.94 për qind në 0.49 dollarë. Bitcoin Cash ka rënë me 33.03 për qind, ndërsa Litecoin me 28.97 për qind në 113.24 dollarë.

Deri më sot tregu ka qenë në një trend rënie që nga fillimi i vitit 2018. Kontratat e shkurtra në Bitmex kanë vënë stoqe, shumë më tepër sesa kërkesa. Tregtuesit kërkojnë dyfishimin e fundit. Disa prej tyre po ripozicionohen për të fituar nga një rikthim i papritur i vlerës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i kësaj xhiro në Premier Ligë zhvillohet sot nga…