Kristi për Luizin dhe Kiarën: Pasioni i çiftit po zbehet, e kam vënë re

05 qershor 2023 | 15:13

Kristi Aliaj ka qenë njëri nga finalistët në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania 2.

Pas përfundimit të këtij reality show, ai si shumë nga ish-konkurrentët e tjerë po vazhdon të jetë mjaft i pranishëm nëpër media.

I njëjti këtë ishte i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Docin, ku mes tjerash ka komentuar edhe marrëdhënien e Luizit me Kiarën.

Ai thekson se pas daljes nga BBVA Luizin e shikon të stresuar dhe me dyshime.

Pjesë nga biseda e tyre:

Erjola Doci: Si e sheh Luizin pas daljes së “Big Brother”?

Krist Aliaj: Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha?

Erjola Doci: Po të dashuruar e sheh?

Krist Aliaj: Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket.

Erjola Doci: Pasioni mes çiftit po thua?

Krist Aliaj: Po, po po zbehet. Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo.

Ronaldo Sharka: Po ti ku e ke kuptuar për shembull?

Krist Aliaj: E kuptoj, e ndjej tek energjia e Luizit, ndihen ato gjëra. Ka disa gjëra që nuk shikohen, që janë intuitave dhe që unë i kuptoj shumë mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…