Kritika në adresë të ZRrE-së për mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara për KEDS-in dhe KESCO-n

21 shkurt 2022 | 15:48

Në diskutimin mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatorët e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike, profesori universitar, Florin Aliu ka shprehur shqetësimet e tij ndaj ZRRE-së për mënyrën dhe metodologjinë e përcaktimit të të hyrave për KEDS dhe KESCO.

Aliu në cilësinë e ekspertit, i ftuar nga Komisioni për Ekonomi, ka thënë se formula që rezulton me 8.3 për qind për të hyrat e lejuara për këto kompani është e pasaktë.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Ekonomi, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu këto konstatime të ekspertit Aliu, i ka quajtur dezinformata për publikun.

Fejzullahu ka thënë se nga 20 vendet që janë pjesë e Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë(ERrA), 18 vende prej tyre përdorin këtë metodologji që ka marrë ZRrE-ja.

“Pra, është një dezinformim i publikut për çështjen e formulës së përcaktimit të të hyrave”, ka thënë ai.

Ndërsa inicuesja e këtij dëgjimi, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila, ka kërkuar nga kryetari Fejzullahu të jetë më konciz për këtë çështje.

Kurse deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ZRrE-në për këtë çështje, duke thënë se ka vite që ZRRE mbetet në shërbim të KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Shaqiri është fituesi i sezonit të parë të  “Big…