Kritikohet ashpër Kim Kardashian, mashtrim me promovimet online

07 shtator 2021 | 13:07

Femra më seksi, Kim Kardashian, është kritikuar së fundmi për promovimin në “Instagram” të një kriptovalute të patestuar nga kreu i Autoritetit të Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar (FCA).

Sipas Charles Randell, ylli televiziv “u kishte kërkuar 250 milionë ndjekësve të saj të spekulonin mbi kripto -shenjat” duke promovuar një reklamë për Ethereum Max.

Randell e ka quajtur atë “një shenjë digjitale spekulative e krijuar një muaj më parë nga zhvilluesit e panjohur”, gjatë një fjalimi në Simpoziumin Ndërkombëtar të Kembrixhit mbi Krimin Ekonomik.

Gjithashtu kreu i FCA u shpreh se postimi i zonjës Kardashian në “Instagram”, të cilin ai vuri në dukje se ishte shënuar si reklamë, mund të ketë qenë “promovimi financuar me auditorin më të madh në histori”.

Shenja e promovuar Ethereum Max, theksoi ai, nuk duhet ngatërruar me kriptomonedhën Ethereum.

“Nuk mund të them nëse kjo shenjë e veçantë Ethereum Max është një mashtrim,” tha ai.

“Por ndikuesit e mediave sociale paguhen në mënyrë rutinore nga mashtruesit për t’i ndihmuar ata të hedhin shenja të reja në bazë të spekulimeve të pastra. Disa ndikues promovojnë monedha që rezultojnë se nuk ekzistojnë fare”, tha ai.

Mashtrim me promovimet online, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)Mashtrim me promovimet online, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)Mashtrim me promovimet online, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)Mashtrim me promovimet online, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili është në ankth për gjendjen shëndetësore të legjendës së…