Kritikohet se po fsheh qëllimisht barkun, reagon Gigi Hadid
08 korrik 2020
| 11:24
Gigi Hadid ka lajmëruar në muajin prill se ajo dhe i dashuri i saj Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë.
Por pasi bëri me dije lajmin e shtatzënisë, modeluesja 25-vjeçare nuk ka publikuar asnjë fotografi në rrjete sociale ku të tregojë barkun. Ndjekësit e yllit të pasarelave në rrjete sociale, por jo vetëm, edhe prestigjiozja “British Vogue”, e kanë kritikuar për këtë fakt Hadid, duke thënë se ajo po e fsheh qëllimisht barkun për ta tërhequr vëmendjen.
Gigi nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar menjëherë e irrituar në “Twitter”. “Fshehje…? Asgjë nuk ishte e qëllimshme dhe nuk po përpiqesha të fshehja asgjë. Do të jem krenare dhe e lumtur ta ndaj atë pjesë me ju kur ta ndiej. Faleminderit”, ka shkruar modeluesja.