Krivokapiq e akuzon për tradhti Abazoviqin, thotë se qeveria e pakicës po mbeshtet nga Gjukanoviqi

21 janar 2022 | 23:14

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq pohoi se zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq t’i ketë thënë se nuk do ta tradhtonte dhe se formimi i qeverisë minoritare ishte tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve.

Krivokapiq thotë se me kërkesën e koalicionit “E Zeza në të Bardhë ” për formimin e qeverisë së pakicës, e cila do të mbështetej nga Partia Demokratike e Socialistëve së Milo Gjukanoviqit, nuk është befasi, por zhgënjim, për shkak të njoftimeve të mëparshme politikanit shqiptar se nuk do të tradhtojë vullnetin elektoral.

Në një intervistë për “NewsMaxAdria”, ai tha se fajtor për situatën aktuale, përveç URA-s e sheh edhe Frontin Demokratik, i cili siç thotë ai e ka shkatërruar gjatë gjithë kohës që nga formimi i Qeverisë. Ai përsërit se zgjedhjet janë opsioni i vetëm legjitim.

Krivokapiq thotë se me Abazoviqin ka biseduar edhe më parë për qeverinë e pakicës, raporton rtcg.

“E pyeta disa herë për këtë tradhti të mundshme. Ai më tha se nuk do të më tradhtonte kurrë. Sigurisht që kjo është një tradhti ndaj vullnetit të popullit që ishte shumë i qartë”, tha i pari i qeverisë malazeze.

Ai gjithashtu pranon se nuk kishte përvojë politike, “Nëse kam nisur një histori me një njeri të cilit i kam besuar pa rezerva, kjo ka qenë çështje e dobësisë sime”.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e fitneseve…