Kriza e Benzemas te Al‑Ittihadi
29 janar 2026
| 15:24
Sulmuesi francez, Karim Benzema është i pakënaqur me ofertën e rinovimit të kontratës me Al‑Ittihad, pasi ka marrë propozim për pagë më të ulët sesa paga që merr aktualisht.
38-vjeçari ka luajtur këtë sezon 14 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola, duke treguar ende vlerën e tij si sulmues kryesor.
Benzema ka paralajmëruar se nuk do të luajë derisa klubi të rishikojë ofertën, ndërsa spekulohet për një rikthim në Evropë, apo ndoshta një transferim në MLS amerikan.



