Liga e Kampionëve, nesër hidhet shorti i ‘play-off’-it

29 janar 2026 | 15:30

Sipas faqes zyrtare të UEFA, shorti i “play-off”-it për Ligën e Kampionëve do të mbahet të premten, më 30 janar, në orën 12:00.

Ndeshjet e “play-off”-it janë planifikuar të luhen më 17 dhe 18 shkurt (ndeshja e parë) dhe më 24 dhe 25 shkurt (ndeshja e dytë).

Ekipet që u kualifikuan për “play-off” janë: Real Madrid, Inter, Paris Saint-Germain, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica.

Tetë klube arritën të siguronin vendet e tyre të drejtpërdrejta në raundin e 16-tave, të cilat janë: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbon dhe Manchester City.

Shorti për raundin e 16-tave do të zhvillohet më 27 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hequr bllokada në Mal të Zi duke mundësuar lëvizjet…