Kriza energjetike, temë kyçe në takimin e Bislimit me përfaqësuesit e FMN-së

01 nëntor 2022 | 14:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të martën përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Ky takim është realizuar përgjatë takimeve të misionit të FMN-së me autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit janë diskutuar gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti.

Theksi kyç në këtë takim ka qenë kriza energjike dhe mënyrat se si sfidat që ajo i sjellë do të mund të tejkalohen por edhe kthehen në mundësi për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më tutje është diskutuar për maturinë e treguar fiskale nga qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit.

“Ky është lajm shumë i mirë sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale, e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit. Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh”, është thënë në njoftimin e qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e nëntë do të sjellë përballje interesante në Ligën…