Kriza në Madrid, Arbeloa drejt largimit nga Reali

08 maj 2026 | 12:47

Alvaro Arbeloa nuk pritet të vazhdojë te Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, teksa situata brenda klubit madrilen duket se ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo⁠, largimi i Arbeloas konsiderohet praktikisht i sigurt, pasi drejtuesit e klubit janë të zhgënjyer me mënyrën se si ai ka menaxhuar zhveshtoren gjatë muajve të fundit.

Mediumi spanjoll shkruan se trajneri ka humbur autoritetin mbi skuadrën, ndërsa tensionet mes lojtarëve janë shtuar ndjeshëm javët e fundit. Incidenti më i fundit ishte përplasja mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni në stërvitje dhe më pas në dhomat e zhveshjes, situatë që tronditi ambientin në Valdebebas. Raportet tregojnë se Arbeloa nuk arriti ta ndalte konfliktin, ndërsa kjo ishte vetëm një nga shumë problemet e brendshme të Realit këtë sezon.

Më herët janë raportuar edhe përplasje me lojtarë si Dani Carvajal, Dani Ceballos dhe disa futbollistë të tjerë të skuadrës. Në Spanjë tashmë flitet se drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të ndajnë rrugët me Arbeloan në fund të sezonit, pavarësisht kontratës së tij, pasi klubi dëshiron një projekt të ri dhe një trajner me më shumë përvojë për ta stabilizuar skuadrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…