Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është shqiptari që u arrestua në kufirin e Kosovës

08 nëntor 2026 | 10:38

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Kullë, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar me kërkesë të autoriteteve kroate, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Mic Vorfaj, 28 vjeçar, i cili u ndalua të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 18:30, gjatë procedurave të kontrollit kufitar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 28-vjeçari ishte i regjistruar në listën e personave në kërkim, në bazë të një kërkese të përcjellë përmes ILECU-së, lidhur me një urdhërarrest ndërkombëtar të autoriteteve të Kroacisë, të shpërndarë përmes INTERPOL-it.

Pas identifikimit dhe ndalimit të tij, Policia ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Pejë, e cila ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

Për arrestimin janë njoftuar edhe njësitë kompetente, të cilat do të vazhdojnë me procedurat përkatëse lidhur me urdhërarrestin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan…