Kroacia fiton me poker ndaj Kanadasë

27 nëntor 2022 | 19:01

Kroacia tregon forcën e saj duke marrë një fitore spektakolare 4-1 ndaj Kanadasë, duke shtuar ndjeshëm shanset për kualifikim. Ndeshja në fakt nisi në malore për ekipin e Dalic, që do të gjendej në disvantazh që në minutën e dytë. Alphonso Davies realizoi një gol të bukur me kokë.

Skuadra ballkanase u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë me dy sulmuesit e saj. Kramaric dhe Livaja përmbysën gjithçka në harkun e 8 minutave, duke i dhënë qetësinë e nevojshme skuadrës.

Në pjesën e dytë, Kramaric kompletoi ndeshjen perfekte duke shënua golin e dytë personal në minutën e 70-të. Në kohën shtesë, kishte kohë dhe për një tjetër gol nga Majer. Kroacia merr kryesimin e grupit F me 4 pikë, po aq sa Maroku, Belgjika ka 3 dhe Kanadaja është tashmë e eliminuar me zero pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e intelektualëve të pavarur Krug 99 në Sarajevë organizoi…