Kromofobia dhe sekreti i madh i artit antik

21 gusht 2022 | 08:20

A kemi paragjykime ndaj ngjyrës në art? Matt Wilson hulumton paragjykimet që janë krijuar përgjatë shekujve, duke na çuar në atë që është etiketuar si “kromofobi”, e që është subjekt i një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju-Jork.

“Historianët e artit dhe arkeologët kanë dëshmi të mëdha se veprat e artit të lashtë, grekë dhe romakë, ishin pikturuar me plot shkëlqim”, thotë Matt Wilson në këtë video, duke eksploruar rrënjët e paragjykimeve perëndimore ndaj ngjyrës.

“Chroma” – ekspozita e re në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju-Jork – eksploron trashëgiminë tonë të teknikës dhe rrënjët e një paragjykimi që shkon thellë në historinë e artit. Bazohet në kërkimin e studiuesve Vinzenz Brinkmann dhe Ulrike Koch-Brinkmann, liderë në fushën e studimeve të lashta të polikromisë, të cilët duke përdorur dritën ultravjollce kanë zbuluar dizajne të lashta me ngjyra, duke bërë rikrijime se si do të dukeshin fillimisht skulpturat greke dhe romake.

Është ky një trend që artisti David Batchelor e theksoi në librin e tij “Chromophobia”: “Sa më shumë lexoj, aq më shumë e vërej këtë model rezistence ndaj ngjyrës; këtë tendencë për ta trajtuar ngjyrën si gjërat tjera, si femërore, orientale, primitive, infantile, kiç apo kozmetik”, thotë ai.

Në këtë video, Wilson zbulon se pse ne nuk e vlerësojmë ngjyrën, duke vënë në dyshim keqkuptimin shekullor. Siç thotë kuratorja Sarah Lepinski: “Është e rëndësishme që audienca të kuptojnë se mënyra se si e kanë skulpturën e lashtë greke dhe romake nuk është mënyra se si u krijuan për herë të parë”.

Videon e realizuar për BBC nga Video by Paul Ivan Harris, mund ta shikoni: KËTU. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen pesë vjet që kur u nda nga jeta…