
Kronikë historike e luftës së ZOK-ut të UÇK-së
7 Qershori 2025-ës, shënon 26 vjetorin e lëshimit për opinion, të informatës së 2-të zyrtare ushtarake nga Sherbimi për Informim Publik i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të lexuar drejtëpërdrejtë në – TVSH, nga Selia e Shtabit, në lagjen Srpka të Kishnapoles, ku ishim të vendosur pas ofanzivave të Zhegocit dhe Marecit!
Në këtë 26-të vjetor, në shenjë kujtimi e respekti, në shenjë lavdie e nderimi, për të rënët e luftës për liri, për shokët dhe për bashkëluftëtarët e gjallë, për luftën e armatosur çlirimtare e për popullin, Atdheun e Kombin shqiptar, ju sjellim për opinion këtë INFORMATË, dokument i rëndësisë së veçantë, të ZOK-ut të UÇK-së!
LAVDI HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TË KOMBIT!
LAVDI USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
Ismet Sylejmani
Ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut-ZOK të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK-së!
Gjilan, më 7 Qershor 2025!