Kroos pas ndeshjes së fundit në Bernabeu: As djalit tim nuk i pëlqeu vendimi

26 maj 2024 | 10:40

Ekipi i Real Madridit luajti mbrëmë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Real Betisit e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Kjo ishte ndeshja e fundit edhe për Toni Kroos, i cili pas përfundimit të takimit foli për medie.

Gjermani theksoi se është shumë i emocionuar, duke potencuar se vendimi për t’u larguar nga futbolli nuk iu ka pëlqyer aspak fëmijëve të tij.

“Unë jam emocionalisht shumë i fortë, por reagimi i fëmijëve të mi më ka lënduar mua. Djalit tim nuk i pëlqeu vendimi im. Vajza ime përkundër faktit që është një madrilene e zjarrtë ajo është shumë e lumtur”, tha ai.

Tutje, Kroos shton se mënyra më e mirë për t’u pensionuar është ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Mënyra më e mirë që të pensionohem është që të fitojë Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor.…