Kroosi: Vështirë ta zëvendësosh Ronaldon

08 gusht 2018 | 12:45

Mesfushori Toni Kroos ka thënë se Real Madridi do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

“Kur humbësh një lojtar që shënon 50 gola në sezon, është e dhimbshme dhe e vështirë për ta zëvendësuar. Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për ne ndër vite dhe ka qenë lojtari kyç në sukseset tona. Nuk kam asnjë dyshim se të tjerët do ta kenë përsëri shumë të vështirë të fitojnë kundër nesh”, ka thënë Kroos.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga universitetet më të mirënjohura mjekësore në Japoni ka…