KRU ‘Hidrodini’: Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë shfaqur edhe reduktimet për furnizim me ujë

09 dhjetor 2020 | 12:40

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” bën me dije se si rezultat i ndërprerjeve së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, ditëve të fundit janë shfaqur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas KRU “Hidrodrini”, pjesa e sistemit të shpërndarjes së ujit funksionojnë me energji elektrike.

“Si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, ditëve të fundit janë shfaqur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Kjo ndodhë për shkaqe të njohura, meqë, pjesë të sistemit tonë të shpërndarjes së ujit, furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se nuk e ka shikuar asnjëherë…