Ronaldo: Messin nuk e kam shikuar kurrë si rival

09 dhjetor 2020 | 12:40

Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se nuk e ka shikuar asnjëherë Lionel Messin si rival, pas fitores bindëse të Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën. Ronaldo i shënoi dy gola nga pika e bardhë dhe Weton McKennie shënoi po ashtu, për t’i ndihmuar Juventusit ta mundë 3:0 Barçën në Camp Nou dhe për ta fituar vendin e parë në Grupin G.

Messi i kishte 11 goditje – shtatë prej të cilave në kornizën e portës, ndërkohë që Ronaldo i shfrytëzoi dy mundësitë e veta nga penalltia në përballjen e tyre të parë që prej vitit 2018, kur portugezi u largua nga Real Madridi. Ronaldo, i cili u përqafua shkurtimisht me Messin para ndeshjes, tha se nuk ka rivalitet mes dy lojtarëve më të mëdhenj në futboll.

“Unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie miqësore me të. Me të i ndava 12, 13 apo 14 vjet nëpër ceremonitë e ndarjes së çmimeve. Kurrë nuk e kam shikuar si rival”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Ai gjithmonë përpiqet ta bëjë më të mirën për ekipin e vet, njëlloj si unë. Gjithmonë kam kaluar mirë me të. Por ne e dimë se në futboll kërkohet rivaliteti për shtypin dhe për të bërë shou, por unë gjithmonë kam kaluar mirë me të”, nënvizoi portugezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Buxhet dhe Financa është miratuar kërkesa e…