KRU “Prishtina” ka këtë njoftim për qytetarët e Bardhit të Madh

31 mars 2020 | 20:09

Të nderuar konsumatorë të fshatit Bardh i Madh, për shkak të pëpjekjeve disa orëshe të ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit për të riparuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm dhe pamundësisë për ta përfunduar tërësisht sanimin e tij si shkak i shembjes së vazhdueshme të dheut,  nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e plotë të tij.

Kjo për shkak që u kanoset rrezik  edhe punëtorëve tanë.

Punimet u monitoruan tërë kohën edhe nga UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU” Prishtina” Kapllan Parduzi.

Ju kërkojmë ndjesë si asnjëherë më parë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të…