KRU “Prishtina” merr pjesë në punëtorinë ku po diskutohen sfidat me ujin karshi ndryshimeve klimatike
Në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria ndaj Ndryshimeve Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”, po mbahet një punëtori.
Punëtoria, e organizuar nga ekipi i rezilencës klimatike në sektorin e ujit, ka si qëllim kryesor forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe operacionale në sektorin e ujit. Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të komunikimit, koordinimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike.
Në këtë punëtori po merr pjesë edhe Kompania Rajonale e Ujit KRU “Prishtina”, e përfaqësuar nga zëdhënësja Arieta Mjeku.
Kjo punëtori shërben për të identifikuar qasjet më efektive për të arritur grupet e synuara të projektit, siç janë Kompanitë Rajonale të Ujit, konsumatorët rezidencialë dhe komercialë, institucionet kombëtare dhe ato financiare.
Temat Kryesore: Gjatë punëtorisë po prezantohen dhe diskutohen:
Projekte dhe analiza e nevojave të grupeve të synuara.
Përdorimi i metodave inovative si “Human-Centered Design” (Dizajni i orientuar nga njeriu) dhe “Crazy 8” (Metoda e Mendimit Dizajnues) për krijimin e masave efektive të komunikimit.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, kryesisht nga departamentet e sektorit të ujit.



