“KRU Prishtina” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në dy lagje në kryeqytet

04 dhjetor 2020 | 12:34

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina “KRU”,  ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, gjatë ditës së nesërme dhe të hënën.

“Me kërkesë të kompanisë private Beni Com, të cilët paraprakisht kanë marrë pëlqim nga KRU ”Prishtina ” sh.a., për kyçjen e rrjetës së re të ujësjellësit në rrugën “ Ndue Përlleshi ” në rrjetin ekzistues në rrugën “ Muharrem Fejza ” në Prishtinë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme , 5 dhjetor 2020, e shtunë obligohemi që të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-15:00. Për shkak të krijimit të kushteve për kyçjen e gypit të ujit, ndërprerja e ujit bëhet në gypin kryesor të rrugës “ Muharrem Fejza ”, thuhet në njoftim.

Kurse, të hënën për shkak të disa punimeve në rrjetin elektrik do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen “Sofalia”.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 7 dhjetor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Para pak çastesh morëm njoftim nga ana e KEDS-it, se anulohet ndërprerja e energjisë elektrike për ditën e nesërme dhe ajo shtyhet për datë 7 dhjetor 2020, e hënë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj është…