Cakaj takohet me Hotin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe Luginë

04 dhjetor 2020 | 12:32

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar sot me kryeministrin Avdullah Hoti, ndërsa e ka quajtur takim fort të vyer, ku ndër të tjera kanë biseduar edhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, raporton “Epoka e re”.

“Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë”, ka thënë Cakaj pas takimit, duke shtuar se në këtë takim ndanë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalën…