KRU “Prishtina”, njofton se sonte do të ketë ndërprerje të ujit

01 shtator 2020 | 21:22

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se sonte nga ora 22:00 në kohëzgjatje prej 3 orësh, do të ndërprehet uji i pijshëm përkohësisht për zonat që furnizohen nga Badovci.

“Të nderuar konsumatorë, sonte nga ora 22:00 në kohëzgjatje prej  3 orësh, do të ndërprehet uji i pijshëm përkohësisht për zonat që furnizohen nga Badovci. Do të bëjmë shpërlarjen e gypit të çelikut që vije nga Badoci. Arsyeja e realizimit të kësaj shpërlarje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovare KRASNIQI (Mehdi Krasniqi “Kohë përtej dhimbjeve” Lena. Prishtinë 2020) E…