KRU Prishtina ofron bashkëpunim në zgjidhjen e problemit të bizneseve të Sllatinës me ujësjellës

27 nëntor 2018 | 09:55

Problemet me ujësjëllës të disa bizneseve të Sllatinës, ishte tema kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës OAK) dhe atyre të Kompanisë Ujësjellësi “Prishtina”. 

Kryetari i Bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender M Krasniqi potencoi si çështje primare të Odës identifikimin e problemeve të të bërit biznes dhe mundësive të përmirësimit të tyre së bashku me institucionet kompetente duke shtuar se gjatë veprimtarisë së tyre si Odë, kanë parë që për problemet e të bërit biznes eskzistojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e tyre.

Për ketë arsye OAK ka realizuar takimin me Komunën e Fushë Kosovës, për rregullimin e problemit të bizneseve të Sllatinës me ujesjellës, kanalizim, energji elektrike dhe asfaltim dhe se do të vazhdoj edhe tek institucionet e tjera deri në realizimin e kërkesave të bizneseve për këto probleme të cilat janë pengesë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Për këtë arsye OAK, kërkoi nga Ujësjellësi përkrahje për rregullimin e problemit me ujë nga Ujësjellësi KRU Prishtina.

Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina, Ilir Abdullahu, mirëpriti delegacionin e OAK, duke i premtuar mbështetje në këtë aspekt me mundësitë që kanë, si, me anë të gypave të ujësjellësit, shërbimet dhe kualitetin e ujit.

Ndërsa Zv.Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina, Kujtim Xhelili deklaroi se Kompania Ujësjëllësi Prishtina nga aspekti ligjor nuk është në përgjegjësinë e tyre zgjerimi i rrjetit por mirëmbajtja, por gjithësesi do të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të mirë të këtij problemi.   

OAK kërkoi që Ujësjellësi Prishtina, të bëjë një analizë dhe t’i dërgoj konkretisht OAK-së mënyrën e përkrahjes që mund të jap për këto biznese.

Përfaqësuesit e Kompanisë Ujësjellësi Prishtina, premtuan bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 19 nëntor të këtij viti është botuar libri  “Rep…