Studiuesja e gjuhës Yllka R. Imeri ka botuar librin “Rep Music Language”

27 nëntor 09:39

Më 19 nëntor të këtij viti është botuar libri  “Rep Music Language” i autores Yllka R. Imeri nga shtëpia botuese “Lambert” në Gjermani.

Libri është studim gjuhësor në fushën e Fonetikës.

Libri “Rep Music Language” është në gjuhën angleze. Objekt studimi i këtij libri është gjuha e repistëve.

Imeri është asistente e regullt në Fakultetin e Filologjisë në degën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Gjakovës. Për autoren ky është libri i saj i dytë në karierën e krijuar deri më tani.

Autorja ka theksuar se studimi ka për qëllim: transkriptimin e këngëve, aktin e veçantë të komunikimit, ndikimin e gjuhëve të huaja në tekstet e kënduara.

E veçanta e këtij punimi është studimi i Trokut dhe Morave që i përkasin fushës Fonetike.

Studimi i autores Imeri trajton mjetet gjuhësore të përdorura për tekstet e këtyre këngëve.

Në kuadër të këtij studimi trajtohen elementet fonetike dhe fonologjike përfshirë elementet mbisegmentore, por edhe tërësinë e varieteteve të shfrytëzuara.

https://www.morebooks.de/store/gb/book/rap-music-language/isbn/978-613-9-91732-7?fbclid=IwAR3vt1OyiMZ8OeP0DLpqnGHza0Bd-FZwxVRxsPErLbt40mjlmQffJ6S_y3o

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve rikthehet me derbin që zhvillohet në “Olimpico”…