Liga e Kampionëve rikthehet me derbin Roma – Real

27 nëntor 2018 | 09:04

Liga e Kampionëve rikthehet me derbin që zhvillohet në “Olimpico” në mes të Romës dhe Real Madridit.

Këto dy skuadra përballen në kuadër të Grupit G. Synimi i tyre është fitorja për ta marrë kryesimin që aktualisht mbahet nga Reali me nëntë pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e dytë. Të dyja këto skuadra kanë zhgënjyer në fundjavë duke pësuar humbje në kampionatet përkatëse. Fillimisht Reali pësoi humbje nga Eibari me rezultat 3-0, kurse Roma pësoi humbje nga Udinese e Valon Behramit me rezultat 1-0. Skuadra e drejtuar nga Santiago Solarit dëshiron të bëjë një shfaqje të madhe në “Stadio Olimpico” dhe ta sigurojë pozitën e parë në grup.

Reali në këtë ndeshje do të jetë pa brazilianin Casemiro dhe Nacho Fernandez, kurse Dani Carvajal. Në anën tjetër mungesat e Romës janë Daniele De Rossi dhe Diego Perrotti, kurse mbrojtësi Kostas Manolas është në dyshim. Sulmuesi Edin Dzeko duhet të kthehet në njëmbëdhjetëshe, pas lojës kundër Udineses që ishte në bankën rezervë. Reali e fitoi ndeshjen e parë në Spanjë me rezultat 3-0, kurse Roma në tri ndeshjet e tjera arriti tri fitore duke e konfirmuar kandidaturën për pozitën e parë.

Grupi E

18:55 AEK Athens – Ajax
21:00 Bayern Munchen – Benfica

Tabela

  1. Bayern Munchen     4 10 pikë
  2. Ajax                            4 8
  3. Benfica                      4 4
  4. AEK Athens              4 0

Grupi F

21:00 Hoffenheim – Shakhtar Donetsk
21:00 Lyon – Manchester City

Tabela

  1. Manchester City     4 9 pikë
  2. Lyon                          4 6
  3. Hoffenheim             4 3
  4. Shakhtar Donetsk  4 2

Grupi G

18:55 CSKA Moscow – Viktoria Plzen
21:00 Roma – Real Madrid

Tabela

  1. Real Madrid     4 9 pikë
  2. Roma                 4 9
  3. CSKA Moscow 4 4
  4. Viktoria Plzen  4 1

Grupi H

21:00 Juventus – Valencia
21:00 Manchester United – Young Boys

Tabela

  1. Juventus                    4 9 pikë
  2. Manchester United 4 7
  3. Valencia                     4 5
  4. Young Boys               4 1

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb…