KRU “Prishtina” shembulli më i mirë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare të qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara

18 maj 2023 | 23:51

Sit është mbajtur konferenca “Dita Ndërkombëtare e Qasshmërisë”.

Nga 66 institucione publike e private, vetëm 5 prej tyre kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, e ndër to KRU ”Prishtina” është ndër institucionet e para publike që ka përmbushë kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

Gjatë ditës së sotme u mbajt Konferenca e organizuar nga SHPIK për “Ditën Ndërkombëtare të Qasshmërisë”.

Konferenca u fokusua në prezantimin e barometrit të qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë e bëri vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, si p.sh.:

Web Accessibility Directive (2016/2102/EU),

European Accessibility Act (EAA) dhe

United Nations Convention on the Rights of Persons with Disabilities (UNCRPD).

Përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti të personave të verbër. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është ndër institucionet e para që ka përmbushur kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara andaj, me kënaqësi morëm pjesë duke e ndarë këtë sukses së bashku me të tjerët.

Qasja dhe përfshirja janë të rëndësishme – të eliminohen barrierat – askush të mos mbetet prapa – qasje e barabartë për të gjithë!

Faleminderit për këtë çmim, faleminderit drejtorëve të bordit të kryesuar nga znj. Teuta Ukshini Aliu, kryeshefit ekzekutiv Arsim Fetahu, profesionistëve të IT-së, zyrës për marrëdhënie me publikun dhe stafit të KRU” Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla ka eliminuar Juventusin nga Liga e Evropës. Sfida e…